Health & Beauty

Ka vetëm një mënyrë për të fjetur rehat natën gjatë këtij sezoni ‘përvëlues’!

Teksa temperaturat po ngrihen, koha e ditës që njerëzit kanë më shumë frikë është nata, sepse kur moti është vërtet i nxehtë, është e vështirë të bësh një gjumë të mirë. Ju mund ta gjeni veten duke u rrotulluar, duke u përpjekur të gjeni pozicionin e përsosur për të fjetur, por mund të keni vështirësi. Nëse nuk e dini, të lagësh qafën me ujë para se të futesh në det ju ndihmon të mësoheni me temperaturën e ujit.

Nga ana tjetër do të keni vënë re se njerëzit që jetojnë në shkretëtirë e mbrojnë qafën e tyre nga dielli duke e mbuluar me leckë. Ka një arsye për këtë. Pjesa e sipërme e qafës është afër qendrës së rregullimit të temperaturës së trupit. Prandaj nisur nga këto të dhëna, është dalë në përfundimin që nëse keni vapë kur shtriheni të flini, vendosni në qafë një leckë të freskët që e keni vendosur në frigorifer gjatë ditës. Kjo ndjesi ftohjeje ka shumë të ngjarë t’ju ndihmojë të flini rehat.

Ndërkaq, ekspertët thonë se lejimi i gjumit të shkurtër mund të ndihmojë bizneset dhe punonjësit të rrisin produktivitetin, si dhe mirëqenien e shëndetit. Dremitja ka qenë prej kohësh një zakon i elitës, por hulumtimet e fundit kanë çuar në thirrje të rinovuara që punonjësit të lejohen të dremisin në punë gjithashtu. Sipas një studimi të botuar këtë javë, dremitja e zakonshme duket të jetë e lidhur me një vëllim më të madh të trurit tek të rriturit, me shkencëtarët që sugjerojnë se kjo rrit mundësinë që praktika ofron një mbrojtje kundër neurodegjenerimit megjithëse ekspertët theksuan se nevojiteshin kërkime të mëtejshme.