Food & Drink

Për të bërë një gjumë të mirë sigurohuni që të keni konsumuar të paktën një nga këto ushqime…

Keni probleme me gjumin dhe nuk flini dot? Arsyeja mund të jetë një ushqim që nuk e keni konsumuar. Nëse po kërkoni ushqime për t’ju ndihmuar të flini, duhet të siguroheni që po zgjidhni ushqimet e duhura. Sigurohuni që të shijoni këto 4 ushqime të cilat janë vërtetuar se luftojnë pagjumësinë dhe ju ofrojnë një gjumë më të qetë. Ushqimet që konsumoni gjatë ditës dhe ato që hani përpara se të shkoni në shtrat mund të kenë një efekt të drejtpërdrejtë në gjumin tuaj. Nëse jeni duke luftuar me pagjumësinë, hani këto ushqime 1 deri në 4 orë përpara gjumit.

Spinaq

Spinaqi është i pasur me magnez, i cili në mënyrë natyrale relakson nervat dhe muskujt, për të qetësuar trupin dhe për të nxitur gjumin. Magnezi mund të ndihmojë gjithashtu në parandalimin e ngërçeve të këmbëve, një shkak i zakonshëm i zgjimit të natës. Përveç kësaj, spinaqi është një burim i mirë i kalciumit, i cili ndihmon trurin të përdorë triptofanin për të prodhuar melatonin, një hormon që nxit gjumin.

Qiqrat

Qiqrat janë të pasura me triptofan, një aminoacid i cili luan një rol vendimtar në gjumin tuaj. Burimet ushqimore të triptofanit mund të jenë edhe më efektive se suplementet. Në një studim, triptofani redukton ndjeshëm pagjumësinë, veçanërisht kur kombinohet me karbohidrate komplekse. Për shkak se qiqrat përmbajnë triptofan dhe karbohidrate, ato janë një ushqim i shkëlqyer për të nxitur gjumin.

Kivi

Kivi është i pasur me fitokemikale, i cili është një antioksidant i fuqishëm që nxit gjumin. Kivi është i pasur me serotonin ashtu si: ananasi, banania, kumbullat, arrat dhe domatet, por për shkak se serotonina nuk mund të kapërcejë barrierën gjak-tru, përmbajtja e lartë e antioksidantëve të frutave është përgjegjëse për një gjumë më të mirë. Studimet tregojnë se një gjumë i parehatshëm është i lidhur me nivele më të ulëta të antioksidantëve.

Salmoni

Nëse vuani nga pagjumësia, do të ishte mirë të konsumoni salmonin. Ekspertët kanë konstatuar se personat që e konsumojnë këtë lloj peshku, bëjnë një gjumë më të mirë dhe zgjohen më rrallë gjatë natës. Gjithashtu, salmoni ka përmbajtje të lartë të Omega-3 dhe vitaminës D, të cilat ndikojnë në përmirësimin e gjumit.