Celebrities Gossip Showbiz

Kafsha e tretë më e pasur në botë është macja e këngëtares Taylor Swift!

Faqja “All About Cats” ka shpallur se cilat janë kafshët shtëpiake më të pasura në botë. Mes tyre është edhe macja skoceze e Taylor Swift, pasuria neto e së cilës vlerësohet në 97 milionë dollarë. Më pas është një mace tjetër, e njohur si Nala Cat, pasuria e së cilës vlerësohet në 100 milionë dollarë. Vendin e parë e ka një qen, i quajtur Gunther VI, i cili është në pronësi të kompanisë italiane të medias Gunther Corporation dhe mban titullin e kafshës shtëpiake më të pasur në botë me një pasuri prej 500 milionë dollarë.

Lista është bërë duke përdorur analitikën në Instagram dhe pagesën e mundshme të kafshës shtëpiake për postim në rrjetet sociale. Në vitin 2020, Swift postoi një foto të maces së saj e quajtur Olivia Benson e shtrirë në një divan, e cila mblodhi më shumë se 2 milionë pëlqime në Instagram.

Pas maces së kënëgëtares Taylor në listën e kafshëve shtëpiake më të pasura ishin qentë e Oprah Winfrey, Sadie, Sunny, Lauren, Layla dhe Luke me 30 milionë dollarë; Pomeranian Jiffpom me 25 milionë dollarë; macja e të ndjerit Karl Lagerfeld, Choupette, me 13 milionë dollarë dhe qeni i aktores së ndjerë Betty White, Pontiac, me 5 milionë dollarë.