Botë e Çuditshme

Kafsha me kafshimin më të fortë në planet!

Sipas hulumtimeve të botuara në revistën Frontiers, forca e kafshimit përkufizohet si forca e prodhuar nga muskujt dhe kockat e nofullës së sipërme dhe të poshtme kur një kafshë kafshon. Forca e kafkës dhe nofullave, dhëmbët, sa të mprehtë apo të mëdhenj janë, por edhe përmasat e trupit janë disa nga karakteristikart që e bëjnë një kafshë të ketë një kafshim më të fortë.

Nga të gjitha krijesat e gjalla në planet, krokodili i detit (Crocodylus porosus) është ai me forcën më të fortë të kafshimit që korrespondon me 16,450 njuton, sipas një studimi të vitit 2012. Vihet re se 1 njuton është i barabartë me rreth 100 gram. Janë dy kafshë që mund të konkurrojnë dhe të mposhtin krokodilin, megjithatë forca e tyre e kafshimit nuk është matur në mjedisin natyror pasi ata janë grabitqarë detarë.

Nga njëra anë, është orka, ose e njohur si balena vrasëse (Orcinus orca), me kafshimin e saj të vlerësuar në 84,516 njuton nga Shoqëria Hollandeze e Peshkaqenëve, nga ana tjetër, peshkaqeni i bardhë (Carcharodon carcharias), me një forcë prej 18,000 njutonësh. Këto vlerësime janë rezultat i modeleve llogaritëse të përdorura në një studim të vitit 2008.

Ndër speciet e zhdukura, mendohet se kafshimi i T. rex, kur jetoi rreth 67 milionë vjet më parë, kishte një forcë kafshuese vdekjeprurëse prej 35,000 njutonësh. Nga ana tjetër, peshkaqeni i madh Megalodon (Otodus megalodon) që terrorizoi detet 15 deri në 3.6 milionë vjet më parë kishte një forcë prej mbi 182,200 njutonësh.

Megjithatë, siç shpjegon Jack Chegg, një biolog dhe profesor në Universitetin e Kalifornisë, Berkeley, nuk është e sigurt nëse peshkaqeni kishte nofulla më të forta se dinosauri dhe kjo për shkak të llojeve dhe numrit të tyre të ndryshëm të dhëmbëve.