Bota Food & Drink

Kalifornia rrezikon të mbetet pa bacon, restorantet në alarm!

Nga viti i ardhshëm, 2022, të porosisësh një hamburger me bacon nuk mund të jetë më dhe kaq e thjeshtë në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara. Pronarët e restoranteve, ende të gjunjëzuar nga pandemia koronavirus, tashmë duhet të shqetësohen për ligjin e ri që ka prioritet mirëqenien e kafshëve.

Për produktet e përpunuara nga mishrat e derrit, pulës e viçit do të ketë ndalim të shitjeve nëse nuk respektohen standardet. Por sipas të dhënave në terren, vetëm 4% e fermave janë në gjendje të respektojnë rregullat e forta.

Kalifornia është një konsumatore e madhe e pançetës së derrit: në Los Anxhelos konsumohet 15% e totalit në nivel kombëtar. Nga 115 milion kilogramë mishi derri që përdoren çdo muaj në restorante, më pak se 40% vijnë nga ferma që gjenden në Kaliforni.

Kufizimet mund të çojnë në rritjen e çmimeve deri në 60% për bacon-in, përballë kërcënimit për rënien e furnizimeve. Shoqata Kaliforniane e Prodhuesvve i kërkon ndihmë administratës për t’u përshtatur me rregullat e reja ndërsa çështja vijon prej 2018-ës kur ligji u mbështet gjerësisht në një referendum.

Për të apasionuarit e bacon-it, fjalën e fundit e ka guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newson.