Celebrities Gossip Music

“Kam dashur ta bëjë këtë që prej…”/Enrique Iglesias tërhiqet nga muzika?!

Ai është një ndër këngëtarët ikonë të muzikës kontemporane i cili gjithmonë ka qenë i pranishëm me projekte të reja muzikore që janë shndërruar në hite. Me mbi 100 milionë albume të shitura dhe mbi 100 çmime nga eventet më të rëndësishme të muzikës, ai ja ka dalur të mbahet mend.

E kemi fjalën për artistin spanjoll Enrique Iglesias i cili së fundmi i ka zhgënjyer të gjithë fansat e muzikës së tij duke dhënë lajmin e keq. Gjatë një bisede me Ricky Martin dhe Sebastian Yatra, ku promovuan turin e ri, Enrique deklaroi se ka ndërmend të heqë dorë nga muzika. Ai është shprehur se:

Ky mund të jetë albumi im i fundit. Nuk është diçka që po e mendoja vetëm tani. Në fakt ka vite që dua të tërhiqem nga muzika. Jam në atë periudhë të jetës që po e mendoj seriozisht ta mbyll. Në fakt kam dashur ta bëjë këtë që prej 2015-ës. Do vazhdoj të shkruaj këngë, por në një tjetër mënyrë. Nuk do ketë më albume apo punë si të tanishmet.

Rikujtojmë, se disa kohë më parë Enrique është detyruar të anulojë disa koncerte në Evropën Lindore pas raportimeve për mashtrim nga promovuesit. Autori i hitit ‘Hero’ duhej të performonte në Kroaci, Letoni dhe Bjellorusi në dhjetor, por koncertet u anuluan papritur.

Një deklaratë e postuar në faqen e internetit të agjencisë letoneze Bilesu Serviss pretendon se zëdhënësi i Iglesias anuloi shfaqjet pasi promovuesit dështuan të përmbushin marrëveshjen për të organizuar koncertet. Ndërkaq, Enrique Iglesias është në një lidhje 20-vjeçare tanimë me Anna Kournikova-n dhe ata janë prindër të 3 fëmijëve.