Celebrities Gossip Showbiz

Kanye West ka një fiksim dhe është pikërisht shoqja e ngushtë e ish-kunatës së tij, Kylie Jenner!

Dita ditës reperi i njohur Kanye West na habit me deklaratat e tij. Postimet e tij të vazhdueshme në rrjetet sociale nuk kanë fund dhe e fundit ishte diçka që me të vërtetë na surprizoi. Me anë të një shkrimi 45-vjeçari ka deklaruar se: “E gjithë bota e di që kam një fiksim me Stas”, duke iu referuar shoqes së ngushtë të ish-kunatës Kylie Jenner, 25-vjeçares Anastasia “Stassie” Karanikolaou.

Kanye më tej pohoi se ai foli me drejtorin e marrëdhënieve VIP dhe modës së Balenciagas, Johan Fleury, që ta fuste Karanikolaou-n në sfilatën e modës së markës.

Rikujtojmë se së fundmi Khloe Kardashian i ka bërë një lutje publike Kanye-t që të lërë të qetë familjen e saj. Gigi Hadid nga ana tjetër mbrojti redaktoren e modës të Vogue, Gabriella Karefa-Johnson, pasi West e shënjestroi dhe e ngacmoi personalisht. Kanye, u tall me Gabriella-n pasi ajo kritikoi bluzën e tij ‘White Lives Matter’, të cilat ai i zbuloi në shfaqjen e tij në Javën e Modës në Paris. Nën një nga postimet e tij, Gigi e quajti atë një ‘ngacmues dhe një bullizues’.

Risjellim në vëmendje se Kanye ka punësuar një avokat i cili ka shumë përvojë në përfaqësimin e miliarderëve në çështjet e divorcit. Ai është ish-avokati i Melinda Gates, Robert Stephan Cohen. West e ka angazhuar atë si këshilltar për divorcin nga Kim Kardashian. Duke qenë se Cohen ndodhet në New York, mediat raportuan se Kanye ka punësuar edhe avokatin Nicholas A. Salick në Kaliforni, ku po gjykohet çështja.