Celebrities Gossip Showbiz

Kanye West po dërgon sinjale drejt Kim Kardashian?!

Këngëtari Kanye West dhe figura e njohur televizive Kim Kardashian janë ndarë vetëm pak kohë më parë. Ndërkohë, vahdojnë të qarkullojnë thashetheme rreth dyshes nëpër mediat shqiptare dhe të huaja. Edhe këtë herë veprimi i Kanye West nuk mund të mbetet pa u komentuar.

Artisti u bë tepër emocional teksa këndonte një këngë gjatë festës për albumin e tij “DONDA”. Ka aludime se ajo performancë ishte pikërisht drejtuar Kim. Ky moment i ndjerë duket se lidhej me Kim pikërisht pët vargjet që Kanye këndonte.

Unë po humbas familjen time/Ajo më pyet se pse u largova

Teksti ishte vërtet emocionues teksa nuk i përket ndonjë këngë të artistit. Kujtojmë se ai dhe Kim i dhanë fund martesës 6-vjeçare, nga e cila kanë katër fëmijë, North, Saint, Chicago dhe Psalm.

Duket se fansat e çiftit po përpiqen të gjejnë lidhje mes dyshes në gjithçka që bën secili prej tyre. Ata shpresojnë jo vetëm te dedikimet ndaj njëri-tjetrit, por edhe te një ribashkim i mundshëm ndoshta.

Ndërkohë, kujtojmë se vetëm pak ditë më parë ish-çifti udhëtoi së bashku me fëmijët e tyre. Ata kaluan një kohë të mirë në prani të njëri-tjetrit në San Francisco dhe duket se debatet ia lanë së shkuarës tashmë, duke dashur të përqëndrohen në rritjen e shëndetshme të fëmijëve të tyre.