Celebrities Gossip Showbiz

Kanye West guxon me look-un e tij, nga një maskë fytyre, në një model të ri flokësh…

Halloween është shumë pranë dhe duket se Kanye West gjendet vërtet afër atmosferës së veçantë festive. Pasi Kanye u pa i veshur me një variatet maskash të pazakonta gjatë paraqitjeve publike, reperi zbuloi stilin e tij të ri të flokëve.

Reperi dhe artisti 44-vjeçar njihet tashmë që i mban fansat e përfshirë dhe i lë ata të lirë të hamendësojnë gjithçka rreth tij, dhe pikërisht kjo gjë ka ndodhur disa ditë më parë. Pasi performoi në një dasëm në Venecia të Italisë, teksa mbante një maskë në të gjithë fytyrën ditën e shtunë, Kanye u fotografua afër aeroportit të Venecias ditën pasuese në një maskë tjetër, e cila dukej e frikshme dhe e çuditshme.

Kanye West

Të hënën, më 18 tetor, ai u fotografua teksa arriti në aeroportin e Nju Jorkut. Ai veshi një xhaketë të zëzë dhe u pa duke hyrë në një taksi. Më vonë, në po të njejtën ditë, Kanye postoi në Instagram transformimin dramatik të flokëve të tij. Duket se koka e tij ishte rruar pjesërisht, ndërsa shenjat e flokëve kishin mbetur dhe ishin pjesë e modelit.

Fotoja e tij në rrjetet sociale shfaqi pjesën e pasme të kokës me stilin e ri. Ndërkohë, videoja e postuar në rrjete sociale nga dasma e së shtunës, shfaqi Kanye teksa performonte këngën e vitit 2010 “Runaway”, teksa mbante një maskë gri që mbulonte fytyrën e tij, dhe e bëntë këndimin një sfidë më vete. Kanye West është një artist shumë i pëlqyer, me një mënyrë të tijën të realizmin të projekteve muzikore, e cila është vlerësuar shumë nga fansat e tij.