Showbiz

Orlando Bloom dhe Katy Perry bëjnë debutimin e parë si çift në tapetin e kuq

Këtë të mërkurë Katy Perry dhe Orlando Bloom bënë debutimin e parë si çift në tapetin e kuq në një event në Monte Carlo.

Ata nisën të shoqëroheshin bashkë në shkurt të vitit 2016 e megjithëse janë ndarë e ribashkuar, artistët kurrë nuk janë shfaqur is dyshe në tapetin e kuq dhe këtë herë fansat nuk mund të ishin më të lumtur se kaq.

Që nga ribashkimi ata kanë udhëtuar në vende të ndryshme të botës për të qëndruar vetëm dhe për të investuar mbi lidhjen e tyre. Edhe pse të gjithë janë të lumtur që u kthyen sërish në krahët e njëri-tjetrit tashmë presin që Katy të publikojë ndonjë projekt të ri muzikor ndërsa Orlando të jetë protagonist në ndonjë film.