Celebrities Love & Sex Showbiz

Keanu Reeves po planifikon të martohet? Ja detajet që ngrenë dyshimet…

Aktori i njohur Keanu Reeves mesa duket është duke bërë përgatitjet për t’i propozuar vajzës që i ka rrëmbyer zemrën. 57-vjeçari është parë duke bërë pazar në Los Angeles të enjten, siç raporton DailyMail. Ylli i “The Matrix” kishte veshur një xhaketë të zezë të shoqëruar me një shall gri dhe xhinse blu. Ai gjithashtu vendosi një palë syze dielli.

Reeves u fotografua në Irene Neuwirth në Melrose Place në zonën perëndimore të Hollywoodit, me sa duket duke kërkuar një unazë me diamant të çmuar për të dashurën e tij, Alexandra Grant. Imazhet vijnë përpara ditëlindjes së 49-të të Alexandras.

Aktori është në lidhje me artisten që nga viti 2018, kur e bëri romancën publike një vit më vonë, në 2019. Keanu bashkëpunoi me partneren e tij në librat “Ode To Happiness” dhe “Shadows”. Teksa Grant ofroi artin pamor për vëllimet të parët të botuar në 2011 dhe pesë vitet e ardhshme më vonë, Keanu shkroi poezi. Jo vetëm partnerë në lidhjen romantike por edhe partnerë biznesi. Kjo vejn pasi ata kanë edhe shtëpinë botuese “X Artists’ Books”.

Përveç zemërgjerësisë së tij, kujtojmë se dy muaj më parë, aktori i njohur kanadez u dhuroi nga një orë Rolex të gjithë dublantëve të “John Wick 4”. E tani duket se po e vazhdon këtë ‘traditë’.

Reeves njihet për dhuratat bujare që iu bën të gjithëve atyre që e rrethojnë. Kjo nuk përjashtohet as për ekipin e “The Matrix Resurrections”. “The Hollywood Reporter” ka zbuluar se Reeves ka shpenzuar bujarisht për miqtë, bashkëpunëtorët dhe anëtarët e tjerë të ekipit për të shijuar një eksperiencë luksoze për premierën në San Francisco të “The Matrix Resurrections”, e cila u zhvillua në Bay më 18 dhjetor të vitit të kaluar.