Celebrities Gossip Showbiz

Keke Palmer ironizon ushqimin në “Met Gala”!

Aktorja e njohur Keke Palmer së fundmi nëpërmjet një postimi në Instastory i tregoi të gjithë ndjekësve të saj se sa ishte zhgënjyer nga ushqimi në “Met Gala”. Ylli, e cila prezantoi transmetimin e drejtpërdrejtë të Vogue në tapetin e kuq gjatë natës, postoi një fotografi të ushqimit në Instagram dhe shkroi:

Kjo është arsyeja pse ata nuk ua tregojnë ushqimin. Thjesht po bëj shaka.

Foto shfaq një pjesë të vogël të perimeve, duke përfshirë misër, domate, kërpudha, tranguj dhe disa fara. 28 vjeçarja postoi përsëri imazhin në Twitter me titullin, “Klisheja e menus”. Fotografia tërhoqi krahasime me sanduiçin famëkeq të djathit të shpërndarë në Festivalin Fyre në vitin 2017.

Një person shkroi në Twitter se:

Ata po ju ushqejnë sikur të jetë Festivali Fyre.

Ndërsa një tjetër shkroi:

Në Festivalin Fyre të paktën kishin sanduiç me djathë.

Ndoshta një nga arsyet pse fotografia e Palmer është aq tronditëse është për shkak të çmimit të lartë të bashkangjitur për mbledhjen e fondeve prestigjioze të Anna Wintour.

Burimet i thanë më parë “Page Six” se pjesëmarrësit në ngjarje duhet të paguajnë 30 mijë deri në 50 mijë dollarë për biletë. Ndërkohë ju rikujtojmë se Pamer shkëlqeu në evetin “Met Gala” me pamjen e saj.

Ja disa foto: