Celebrities Gossip Showbiz

“Kemi Zotin dëshmitar”, Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku sot kurorëzuan dashurinë e tyre me një ceremoni martesore!

Erdhi dita! Rudina Dembacaj i dha fund beqarisë me ish- deputetin Mark Frroku ditën e sotme dhe pak më parë publikoi fotografitë nga ceremonia martesore, teksa shfaqej me fustanin e bardhë të nusërisë. Çifti u betuan në kishë dhe me foto teksa shfaqeshin duke u puthur dhe duke mbajtur së bashku duart, aktorja ju tregoi të gjithëve për ditën e saj më të lumtur.

Kemi Zotin dëshmitar!

I urojmë Rudinës të trashegohet dhe një jete të lumtur!

Pak orë më parë nga ceremonia e saj martesore, aktorja ndjeu mallin e të atit në këtë ditë kaq të lumtur për të. Me anë të një Instastory ku dukej Rudina me të atin e saj të ndjerë, i cili është ndarë nga jeta, ajo ka shkruar:

Më mungon

Kujtojmë se fejesa e çiftit erdhi një vit më herët, me një propozim të bërë në Kapadokia të Turqisë, detajet e së cilës, edhe asokohe aktorja i shpërndau në rrjete sociale.

Marku u ul në gjunjë duke i propozuar në mënyrën më tradicionale por shumë romantike Rudinës. Ka qenë pikërisht kjo e fundit e cila ka postuar fotot e momenteve më të bukura të propozimit që menjëherë kanë tërhequr vëmendjen e publikut.