Celebrities Gossip Showbiz

Këngëtarja e njohur Rita Ora dhe regjisori Taika Waititi dalin për herë të parë publikisht si çift!

Pas muajsh takimesh dhe fotografish të fshehta në “Instagram”, këngëtarja Rita Ora dhe Taika Waititi bënë daljen e tyre të parë zyrtare si çift në eventin që Rita organizoi për 4 Korrik. Pas muajsh spekulimesh, gjërat duken se janë serioze mes Rita Orës dhe regjisorit.

Ndërsa çifti i dyshur ishte parë së bashku më parë në dalje dhe në publik së bashku, ngjarja e tyre e parë si çift u duk të ndodhte në festën e Rita Orës për produktin e saj “Prospero Tequila” në Amerikë më 4 korrik.

Të dy, Rita dhe Taika, ishin të veshur me ngjyra të forta, teksa pozuan së bashku në një fotografi. Rita kishte veshur një fustan ngjyrë rozë, ndërsa regjisori u pa i veshur me një bluzë të kuqe, të bardhë dhe blu, si flamuri amerikan, teksa kishte vënë dhe një palë syze dielli të kuqe.

Rita postoi një seri fotografish në llogarinë e saj në “Instagram” pas ngjarjes. Ajo shkroi:

Faleminderit të gjithë miqve të mi që erdhën në festën time më 4 Korrik.

Ndërkohë Taika Waititi ka reaguar së fundmi dhe për fotot që bënë xhiron e rrjetit, ku shfaqej duke puthur në buzë Rita Ora dhe aktoren amerikane Tessa Thompson.

Rikujtojmë se, Rita Ora, ka publikuar javën e kaluar këngën e saj më të re. “You For Me” mban titullin kënga e saj e re, e cila vjen në bashkëpunim me DJ-in e famshëm britanik, Sigal. Aktualisht, ky projekt muzikor është publikuar në “YouTube” vetëm në versionin audio me tekst, e për pak ditë pritet të publikohet edhe klipi.