Celebrities Gossip Showbiz

Këngëtarja legjendare Dolly Parton plotëson dëshirën e fansit të prekur me kancer!

Këngëtarja legjendare Dolly Parton realizoi një surprizë për një fans të saj, i cili po lufton me kancerin e zorrës së trashë. Sipas Washington Post, LeGrand Gold, i cili u diagnostikua me kancer të zorrës së trashë në 2019, shkroi një listë me 11 gjëra që donte të bënte para se të vdiste një vit më parë. Në vendin e shtatë ishte takimi me Dolly Parton. “Mendova se nuk do të ndodhte kurrë”,-tha ai për KSL-TV.

Pasi gruaja e tij postoi dëshirën e tij në rrjetet sociale, Parton e bëri atë realitet pak para Krishtlindjeve. Mësohet se 48-vjeçari, baba i 5 fëmijëve, është shokuar kur ka dëgjuar zërin e saj. “Përshëndetje Elji! Unë jam Dolly Parton! Kam dëgjuar që je një fans i imi prej shumë vitesh dhe doja vetëm të të falënderoja për këtë”,-i tha këngëtarja.

Sipas raportit, të dy biseduan për rreth katër minuta me yllin duke performuar këngën e famshme ‘I Will Always Love You’ , duke e ndryshuar tekstin në ‘I will always love LG’. “Ajo këndoi një këngë dhe vuri emrin tim mbi të. Ndjehem sikur jam i pavdekshëm tani”,-tha 48-vjeçari, i cili zbuloi se e adhuronte Parton që në fëmijëri.

Ndërkaq, edhe pse 77-vjeçe këngëtarja e muzikës ‘country’ është ende aktive duke bërë këngë. Së fundmi ka pasur raportime se bashkëshorti i saj, Carl Dean, është në gjendje të keqe shëndetësore. Ndërkaq, disa thashetheme kanë qarkulluar rreth këngëtares, kryesisht në lidhje me martesën e saj me Dean, me të cilin është martuar prej 57 vitesh. Kohët e fundit, në një intervistë me Saga Exceptional, Parton foli për thashethemet se dikur e kishte tradhtuar bashkëshortin.