Celebrities Gossip Showbiz

Kërceu krah Lili Cingut javën e kaluar, Sara Hoxha rrëfen sot emocionet e saj!

Një nga spektaklet më të ndjekura dhe më të suksesshme deri më tani padyshim që mund të themi se është “Dancing With The Stars”. Show-n magjik më të përfolur të momentit. Personazhet vip dhe artistët pjesë e kastit të “DWTS” së bashku me balerinët profesionistë dhurojnë show çdo të premte.Kohëve të fundit Sarën e kemi parë shumë të angazhuar me pjesëmarrjen në “DWTS, por edhe kalon një kohë të konsiderueshme me familjen e saj.

Natën e spektaklit javën e kaluar konkurentën kanë realizuar kërcime popullore shqiptare e përveç jurisë së çdo jave një e ftuar speciale ishte Lili Cingu, valltare e njohur e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore. Gjatë spektaklit

Siç e shikoni dhe vetë unë totalisht e kompleksuar që nga momenti që Lili Cingu u ngrit në këmbë dhe mua afrua mua. Ishte një moment o veçantë jo vetëm për mua, por edhe për shumë familjarë të mi dhe sidomos gjyshja ime, që ndodhet në SHBA për momentin dhe ka punuar para 40-45 viteve me Lili Cingun. Ishte shumë krenare të më shikonte mua në krahë të saj duke kërcyer.

 

 

Sidomos kohëve të fundit ku gara sa vjen edhe po bëhet më e fortë, Sara i kushton një kohë të mirë të ditës provave së bashku me balerinin, Luixhinon.  Ama mesa duket një person ka arritur ti “rrëmbejë “pas provave dhe ajo është  vjehrra e Sarës, Xheraldina, e cila ka postuar edhe një foto të tyre.