Celebrities Gossip Showbiz

“Këtë emision meritoja ta prezantoja unë…”, Ronaldo Sharka del hapur kundër Kiara Titos!

Ka startuar në ekranin e Top Channel, Kepi i Vipave. Një reality show, i cili do të bëjë bashkë tetë personazhe VIP për të përjetuar një aventure të nxehtë verore në praninë e njëri-tjetrit.

Në episodin e parë vëmendje ka marrë Ronaldo Sharka, i cili është shprehur për moderatoren e emisionit Kiara Titon, ku ka thënë se ajo nuk është e duhura për këtë program. Ronaldo ka sulmuar hapur Kiara Titon, prezantuesen e këtij programi. Ai është shprehur se këtë pozicion e meritonte vetë dhe se Kiara nuk është e duhura për këtë format.

Këtë emision meritoja ta prezantoja unë, me gjithë respektin dhe dashurinë për Kiarën. Vazhdoj ta them këtë.

Personazhet e Kepit kanë treguar se si e kanë pritur ftesën nga produksioni, ndërsa kanë thënë edhe emrat se kë nuk do donin të ishin pjesë të këtij formati. Kiara Tito është rikthyer në ekranin e Top Channel, këtë herë si moderatore në këtë emision, ku së bashku me VIP-at protagonistë në këtë aventurë kanë premtuar një verë gozhduese para ekranit. Në nisje të emisionin, moderatorja ka treguar se si e ka pritur partneri i saj Luiz Ejlli këtë projekt.