Health & Beauty Lifestyle

Këto 4 produkte të kombinuara me vajin e pemës së çajit bëjnë mrekulli për fytyrën tuaj!

Prej disa vitesh, listës së gjatë të vajrave bimorë që gjenden në treg i është shtuar një produkt shumë interesant dhe dobiprurës, vaji i pemës së çajit. Ky vaj esencial është shumë i përqendruar, mjaftojnë vetëm disa pika dhe tretet shumë lehtë. Ai përmban veti antibakeriale, antimykotike dhe antiinflamatore.

Vaji i pemës së çajit vjen nga gjethet e Melaleuca alternifolia, një pemë e vogël vendase në Queensland dhe New South Wales, Australi. Megjithëse Melaleuca alternifolia njihet si pema e çajit, nuk duhet ngatërruar me bimën që prodhon gjethe që përdoren për të bërë çaj të zi dhe jeshil. Vaji i pemës së çajit është përdorur si ilaç tradicional nga aborigjenët për shekuj me radhë.

Lexoni për të mësuar si mund të kuroni aknet me këtë vaj.

1. Vaj kokosi dhe vaj i pemës së çajit

Kombinoni 1 lugë çaji vaj kokosi dhe 2 deri në 3 pika vaj të pemës së çajit. Aplikoni këtë përzierje në zonën e prekur nga aknet dhe lëreni që lëkura ta përthithë për disa orë. Përdoreni këtë maskë dy herë në ditë derisa aknet të zbehen.

2. Sodë buke dhe vaji i pemës së çajit

Përzieni 1 lugë gjelle sode buke, 2 lugë ujë dhe 2- 3 pika vaj peme çaji. Përziejeni derisa të formohet një pastë dhe aplikojeni direkt në lëkurë.

3. Aloe vera dhe vaji i pemës së çajit

‘Healthy and Natural World’ rekomandon përzierjen e 1 lugë gjelle aloe vera dhe 8 pika Tea Tree Oil (vaji i pemës së çajit). Aplikoni masën në lëkurë dhe lëreni për 30 minuta. Shpëlajeni me ujë të ngrohtë dhe do të shihni sa shpejtë do të zhduken aknet.

4. Lëng limoni dhe vaji i pemës së çajit

Kjo maskë duhet aplikuar dy herë në javë pasi lëngu i limonit mund t’ju irritojë lëkurën. Përzieni 1 deri në dy lugë lëng limoni me 4 pika vaj dhe përhapeni në lëkurë me ndihmën e një pambuku.