Health & Beauty

Këto modele flokësh të shkurtra do t’ju tundojnë dhe ju të prisni flokët!

Një ide e mirë për t’u ndjerë sa më freskët në verë (edhe pse një vendim drastik) është prerja e flokëve. Por, fillimisht duhet të kesh një ide për modelin që do t’i mbash dhe të përshtatet. Ka një pafundësi modelesh të shkurtra shumë në modë që do t’ju bëjnë të dukeni shumë ‘chic’.

Duke prerë flokët tuaja, jo vetëm që krijoni një ‘look’ të ri, por gjithashtu largoni dhe fundet e dëmtuara dhe të djegura, që gjatë verës theksohen edhe më shumë. Prancerën e vitit 2020, shumë personazhe të famshëm, si Selena Gomez, Kylie Jenner dhe Charli D’Amelio prenë flokët e tyre. Mund të provoni dhe ju një model që mendoni se ju përshtatet, në rastin më të keq do të prisni deri në dimër sa t’ju rriten sërish.

Modeli me shkallëzim

Shkallëzimi në flokët e shkurtra ju fal një ‘look’ më dramatik dhe është një mënyrë ideale për të mos rrezikuar aq shumë. Është gjithashtu një ide e mirë për vajzat me flokë të drejta dhe shumë të lehta për t’u modeluar.

Të shkurtra me balluke

Edhe pse është një model pak a shumë i ngjashëm, ky ‘look’ do t’ju japë një pamje tipike të viteve ’70. Barbie Ferreira, Zendaya, dhe Miley Cyrus kanë provuar pamjen nostalgjike të stilit ‘rock’. Nuk është një model që shkon me çdo lloj forme fytyre, prandaj sigurohuni mirë që ju shkon!

Një prerje asimetrike

Një prerje asimetrike tek flokët tuaja do t’ju bëjë të dukeni shumë ‘chic’ dhe do të çojë vëmendjen tek nofulla juaj, duke e bërë të duket më e theksuar. Kjo prerje funksionin, pavarësisht nga trashësia e flokët tuaj, prandaj provojeni njëherë.

Modeli ‘tas’

Ky është një model për ato që dinë të guxojnë! Të presësh flokët deri në këtë gjatësi do t’ju bëjnë të dukeni më ekspresive dhe vëmendjen e keni të garantuar.