Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

Khloe Kardashian harron përfundimisht Tristian dhe fillon një lidhje të re me një tjetër basketbollist?!

Për motrat Kardashian asnjëherë nuk ka qetësi. Gjithmonë do të jenë të përfshira në shumë diskutime dhe do të jenë kryefjala e diçkaje. Pas Kim Kardashian dhe lidhjes së saj me Pete Davidson, tani është radha e Khloe Kardashian. 

Para pak ditësh në rrjet filluan të qarkullonin me shpejtësi disa thashetheme se Khloe është në një lidhje të re me një basketbollist sërish. Por sa është e vërtetë kjo?!

Ylli i “The Kardashians” mohoi se po takohet me dikë në këto momente. Ajo hodhi poshtë aludimet se kishte filluar romancën me një lojtar tjetër të NBA pasi ish-i i saj Tristan Thompson u bë baba i një fëmije me një grua tjetër ndërsa ata ishin në lidhje.

Lidhja e përfolur e Khloe u përmend për herë të parë pasi faqja ‘Deuxmoi’ postoi një mesazh duke pyetur se kur ajo do të vazhdonte të kishte një partner të ri. Postimi i Instastory u shpërnda më vonë të shtunën nga llogaria Kardashian Social, e cila tha se thashethemet mund të mos ishin të vërteta. Khloe nga ana e saj komentoi:

Patjetër që nuk është e vërtetë!!!Faleminderit për urimet e mira, por nuk po shoh asnjë partner. Jam e lumtur duke u fokusuar tek vajza ime dhe tek vetja për një kohë.

Marrëdhënia e Khloe dhe Tristan përfundoi në dhjetor të 2021, pasi ai u akuzua se kishte një fëmijë me një grua tjetër, Maralee Nichols. Ai më vonë pranoi se kishte pasur marrëdhënie seksuale me Nichols, përpara se të pranonte në janar se një test i atësisë kishte treguar se ai ishte babai i fëmijës së saj.

Ai dhe Khloe bashkë kanë vajzën e tyre True Thompson, katër vjeç. Deklarata e Khloe se ajo do të qëndrojë beqare për momentin vjen pasi ajo pranoi se shikimi i skandalit të riprodhuar në “The Kardashians” është një ‘formë terapie’ për të.