Celebrities Gossip Health & Beauty Showbiz

Po komentohet gjithandej se është bërë “kock e lëkurë”, Khloe Kardashian tregon dietën e saj për të gjithë ju!

Ne të gjithë e dimë që ylli televiziv Khloe Kardashian praktikon shumë orë në ditë palestër. Megjithatë, motivimi i saj për t’u dukur dhe për t’u ndier e shëndetshme nuk përfundon vetëm tek palestra. Pas një viti e gjysmë që trupi i saj u transformua, Kardashian zbuloi edhe këshillat që ka marrë nga nutricionisti personal, Gunnar Peterson, për të ngrënë gjithçka në mënyrë të moderuar. Kloe tregoi për revistën ‘Health’ se:

Për dy javë, nuk kam ngrënë asnjë produkt qumështi dhe kam humbur 5 kg. Pi vetëm qumësht bajameje. Më pëlqen akoma djathi, që në fakt është shumë i rëndë, por nëse dua të bie nga pesha në një kohë të shpejtë, zgjidhja ideale është larg produkteve të qumështit. Shmangia e djathit për të paktën disa ditë, në vend që ta eliminosh totalisht nga dieta, gjithsesi, mund të bëjë diferencë.

Një hile tjetër për të cilën Kardashian betohet se ka sukses është trajtimi i vetes, qoftë edhe për disa minuta.

Unë besoj se nëse të merr malli për ndonjë ëmbëlsirë, mos e privo veten. Por gjithçka në mënyrë të moderuar.

Për sa kohë ndjek një dietë të balancuar me ushqime të shëndetshme dhe të kombinuara, me siguri do të kesh rezultatin e Kardashian. Duket se motrat e famshme Kardashian-Jenner janë të fiksuara pas fizikut të tyre. Rikujtojmë se së fundmi, Kim Kardashian ka deklaruar se do të ishte e gatshme të hante jashtëqitje për aq kohë sa ajo do e mbante atë të re dhe të bukur.

Në intervistë për ‘The New York Times’, ajo u pyet se çfarë do të bënte që të mbetej e re gjithmonë dhe padyshim përgjigja i befasojë të gjithë. Ndërkaq, rikthehemi tek Khloe Kardashian. Së fundmi bukuroshja ka treguar realitetin e jetës së saj si nënë beqare, duke treguar se nuk ndihet e vetmuar. Ylli i Kardashians ishte e ftuar në podcastin “Not Skinny But Not Fat”, të organizuar nga Amanda Hirsch, ku diskutoi të qenit nënë e vajzës True.