Celebrities Gossip Showbiz

Interneti ‘çmendet’ për Khloé Kardashian dhe Michael B. Jordan? Janë në një lidhje?

Khloé Kardashian dhe Michael B. Jordan u kthyen papritur në qendrën e vëmendjes pasi rrjetet sociale shpërthyen nga spekulimet për një romancë të mundshme mes tyre.

Gjithçka nisi pasi në internet qarkulluan disa foto që dukeshin sikur tregonin dy yjet duke dalë së bashku nga një darkë romantike. Në disa prej pamjeve virale, ata shfaqeshin edhe të kapur përdore, duke nxitur menjëherë reagime të shumta nga fansat.

Fotot u përhapën me shpejtësi në platforma sociale, ndërsa shumë ndjekës u habitën nga ideja e një çifti të ri në showbiz.

Disa përdorues shkruanin se Khloé meriton të gjejë lumturinë në jetën personale, ndërsa të tjerë e cilësuan çiftin si “kombinimin më të papritur të vitit”.

Por ndërsa interneti po “digjej” nga komentet dhe teoritë, përdorues më të vëmendshëm vunë re diçka të dyshimtë në imazhe.

Pak më vonë u zbulua se fotot nuk ishin reale, por të krijuara me inteligjencë artificiale (AI).

Pra, takimi romantik mes Khloé Kardashian dhe Michael B. Jordan nuk ka ndodhur kurrë dhe thashethemet për lidhje mes tyre rezultuan të jenë thjesht një tjetër mashtrim viral i krijuar nga teknologjia.

Rasti ka rikthyer edhe një herë debatin mbi fuqinë e inteligjencës artificiale dhe mënyrën sesi imazhet e gjeneruara mund të përhapen shpejt, duke krijuar konfuzion dhe lajme të rreme në rrjetet sociale.