Celebrities Gossip Showbiz

“U mbylla në banjë dhe…” Khloé Kardashian rrëfen momentin e frikshëm në Coachella!

Khloé Kardashian ka ndarë një rrëfim tronditës për një përvojë të frikshme që kishte kaluar në festivalin Coachella, rreth dhjetë vite më parë.

Gjatë episodit të podkastit të saj “Khloé in Wonderland”, 41-vjeçarja tregoi se kishte konsumuar pa dashje një substancë narkotike gjatë festivalit të vitit 2016 dhe për orë të tëra nuk e kuptonte se çfarë po ndodhte me të.

Nuk mendoj se dikush më drogoi qëllimisht. Thjesht mendoj se isha budallaqe dhe nuk e kuptova që të gjithë ishin nën ndikimin e drogës

-u shpreh ajo.

Kardashian kujtoi se kishte pirë një lëng dhe pak më vonë nisi të ndihej “shumë e çuditshme”, ndërsa paniku filloi të rritej.

Askush nuk dëshiron të ndihet kështu dhe të mos e dijë pse

-tha ajo, duke shtuar se situata ishte bërë aq e rëndë sa ishte mbyllur në një banjë për orë të tëra.

Sipas saj, njerëzit përreth e kishin kuptuar menjëherë se çfarë po ndodhte, ndërsa ajo vetë po përpiqej të kontrollonte frikën dhe konfuzionin.

Isha shumë e frikësuar në kokën time. Nuk e kuptova se çfarë kishte ndodhur derisa gjithçka mbaroi

-pranoi ylli televiziv.

Në të njëjtin podcast, Khloé Kardashian foli edhe për arrestimin e saj në vitin 2007 për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Ajo tregoi se në atë kohë nuk e kishte kuptuar seriozitetin e situatës dhe mundësinë reale për të përfunduar në burg.

Në vitin 2008, ajo kaloi disa orë në burg pasi shkeli kushtet e lirimit me kusht, një eksperiencë që e përshkroi si “jashtëzakonisht të tmerrshme”.