Celebrities Gossip Showbiz

Kim Kardashian nuk e ka paska fare në plan të ndryshojë mbiemrin pas divorcit dhe për këtë ka një arsye shumë të fortë!

Kim Kardashian nuk e ka fare në planet e saj të heqë mbiemrin West nga emri i saj dhe kjo ndodh për hir të fëmijëve të saj pavarësisht divorcit. Ndërsa në media po po përflitet për reperin Kanye i cili po ndryshon emrin e tij ligjërisht në Ye, Kim vazhdon të quhet Kim Kardashian West.

Ylli i Keeping Up With The Kardashians, do të mbajë mbiemrin e ish- burrit të saj për hir të fëmijëve të saj, pasi ajo mendon se është “e rëndësishme” të ketë të njëjtin mbiemër si fëmijët e saj. Sipas TMZ, burimet kanë zbuluar se Kim do të mbajë Kardashian West si mbiemrin e saj dhe ajo mbështet plotësisht vendimin e Kanye për të ndryshuar ligjërisht emrin e tij në Ye.

Duke vepruar kështu, Kim do të ketë ende të njëjtin mbiemër si fëmijët e saj – diçka që ajo dëshiron të bëjë në mënyrë që të mbajë një “njësi të fortë familjare”.

Kanye, ndërkohë, shpreson të heqë plotësisht emrin e tij pasi është paraqitur për të ndryshuar ligjërisht emrin e tij në Ye. Reperi ka dërguar kërkesën një gjykatësi që ligjërisht të ndryshojë emrin e tij para festës së tretë të albumit ‘Donda’. Kanye West ka ndërruar shumë emra në karrierën e tij si artist, por tani, ai dëshiron që zyrtarisht të njihet si Ye.