Celebrities Gossip Showbiz

“Kisha më shumë vetëbesim…”/Nicki Minaj rrëfen problemet me ankthin!

Reperja e njohur, Nicki Minaj ka folur së fundmi për problemet e saj me ankthin. Gjatë një bisede me James Cordon, artistja rrëfeu se kishte më shumë vetëbesim kur ishte më e re dhe hyri në industrinë e muzikës, ndërsa tani ajo lufton me ankthin.

Unë mendoj se kur je grua dhe je në sy të publikut gjatë gjithë kohës, nëse nuk tregohesh e kujdesshme, ke pak vetëbesim sepse je duke u vëzhguar vazhdimisht. Unë thjesht nuk mendoj se është e natyrshme. Nuk është e natyrshme që një qenie njerëzore të ndihet gjithmonë sikur të gjithë po i kritikojnë. Kur hyra për herë të parë në industri, pata këtë ndjenjë të mahnitshme lirie, sepse askujt nuk i interesonte se cfarë po bëja. Dhe pastaj gjithçka ndryshon. Tani edhe nëse mbyll sytë gabim, ata do të kenë një histori të sajuar se pse i mbylla sytë në atë mënyrë.

Për të menaxhuar ankthin, reperja tregoi se largohet nga rrjetet sociale, duke shpjeguar:

Sa herë që nuk jam duke përdorur rrjetet sociale dhe telefonin, kam një ndjenjë të madhe paqeje. Dhe atëherë e kupton se çfarë ka vërtet rëndësi.

Gjithashtu ajo deklaroi se mëmësia ka kontribuar në atë “ndjenjë paqeje”. Rikujtojmë, se reperja mirëpriti fëmijën e saj të parë, të cilin e quajti Papa Bear, me bashkëshortin Kenneth Petty në shtator 2020. Sjellim në vëmendje se, Nicki ka folur për procedurat kozmetike, duke pranuar se dikur kishte bërë injeksione në pjesën e të pasmeve të saj për ta bërë atë të duket më e madhe.

Artistja 39-vjeçare fitoi famë në vitin 2010 falë aftësive të saj të pabesueshme rap dhe vokale, por gjithashtu fitoi shumë fansa falë pamjes së saj vërtet të mirë. Minaj ka ndarë gjithashtu mendimin e saj për sa i përket debatit shpërthyes mes Chris Rock dhe Will Smith që la në hije çmimet Oscar.