Big Brother Radio Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

“Kishin xhelozinë e paparë për të më ndarë mua nga Juli…”/Ledjona Xheladinaj tregon se si e ka parë lojën e banorëve në BBV!

Sot e ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë ish-banorja e shtëpisë së BBV, Ledjona Xheladinaj. Në një nominim të fortë përballë Eglës, Ilnisës, Heidit dhe Jetmirit, Ledjona i ka dhënë fund rrugëtimit në shtëpinë më të famshme. Ajo ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me eksperiencën dhe rrugëtimin e saj në Big Brother.

Si e shikon situatën mes banorëve Ledjona?

Egla luan ftohtë dhe kështu po ia del sepse aty ka shumë banorë të ndjeshëm, Juli, Erjola, Romeo përjetonte çdo situatë që ndodhte në shtëpi, edhe me kundërshtarët e tij. Pavarësisht se ka qenë personi i parë që ka thënë se më donte jashtë.

Jo vetëm Romeo por një pjesë e madhe e shtëpisë e kishin atë xhelozinë e paparë për të ndarë Ledjonën nga Juli. Diskutimi gjatë gjithë ditës në shtëpi ose kur ne nuk ishim të pranishëm ishte i përqëndruar Ledjona – Juli. Me thënë të drejtën unë me Julin kam qëndruar më pak se me vajzat e tjera duke përmendur Riken dhe Rozën të cilat shpenzonin më shumë kohë me Julin.

Kush dëshiron gazetarja që ta fitojë BBV3 mes Julit dhe Erjolës?

Erjola.

Ledjona ka zbuluar gjithashtu se çfarë ka fituar nga ky Big Brother.

Ende nuk mund të them se çfarë fitova sepse arsyeja për t’u futur unë në Big Brother ka qenë vajza ime. Ajo e ka pasur ëndërr që të futesha aty dhe t’i tregonte botës se sa të fortë e kishte mamin. 

Për të ndryshuar jeta ime profesionale, për të pasur mundësinë për të bërë diçka që të kem më shumë kohë për të qëndruar me vajzën. Është herët për të folur për këtë. Fusha investigative është ajo që e dua dhe e bëj ashtu si di unë. Shpresojmë në vijim. 

Ledjona gjithashtu shtoi se edhe nëse do të kishte pasur një biletë kthimi ajo nuk do të kthehej më në shtëpinë e BBV për të vetmen arsye se ishte publiku ai që e votoi për të dalë.