Celebrities Gossip Showbiz

Kit Harington flet hapur për një nga traumat e jetës së tij!

“Jam një njeri shumë, shumë i lumtur dhe esëll,” shprehet Harington për The Sunday Times. Ylli i serialit ikonik “Game of Thrones” vizitoi një qendër rehabilitimi pas varësisë në 2019-ën dhe mirëpriti në jetë djalin e tij të vogël me bashkëshorten e tij Rose Leslie në fillim të këtij viti.

Kit Harington ju desh të përballej me disa probleme personale para se të bëhej baba. I nominuar dy herë për çmimin Emmy. 34- vjeçari së fundmi ka zbuluar se është përballur me disa situata të tmerrshme pas përfundimit të Game of Thrones në 2019-ën.

Gjërat që më kanë ndodhur pas përfundimit të ‘Thrones’ dhe gjatë kohës që xhironim ishin traumatike dhe përfshinin alkoolin. Ndihesh sikur je një njeri i keq, sikur je bërë për turp. Ndihesh sikur nuk ka asnjë rrugë që mund të shpëtosh, thjesht ky je ti. Dhe të kthehesh esëll është një proces që vazhdon. Një nga gjërat e preferuara që kam mësuar së fundmi është se ajo shprehja ‘një leopard nuk i ndryshon vendet e tij’ është plotësisht e gabuar: një leopard i ndryshon vendet e tij. Kjo mendoj se është gjëja më e bukur. Me të vërtetë më ndihmoi. Është diçka pas së cilës kapem fort, ideja që bëra këtë ndryshim kaq të madh në atë që isha dhe si jam.

Ai më parë u kontrollua në një qendër rehabilitimi në Zvicër në maj të 2019-ës, duke theksuar se u trajtonte ‘kryesisht për alkool’ gjatë qëndrimit të tij.

“Kit vendosi të shfrytëzonte këtë pushim në agjendën e tij si një mundësi për të kaluar pak kohë në qendren e rehabilitimit për të punuar pak me veten.”, tregon raporti i Harington.

Ai zbuloi për ‘The Sunday Times’ që ka patur gjithashtu dhe mendime vetvrasje.

“Po, sigurisht. Kam patur periudha depresioni të vërtetë që kam dashur të bëj shumë gjëra,” shpjegon ai duke shtuar se ka shpresuar që nëse e tregon ‘ndoshta mund të ndihmojë dikë, diku. Por unë aspak nuk dua të shihem si një martir apo i veçantë. Kam kaluar diçka, është e imja personale. Nëse ndihmon dikë, më vjen mirë.”

Aktori i “Eternals” gjithashtu foli për çfarë ju deshi të kalonte në martesën e tij me Leslie-n, aktoren e ‘Game of Thrones’ me të cilën lidhi kurorë në Qershor 2018 në Scotland.

Mund ta imagjinoni stresin që i shkakton njerëzve rreth jush. Mund të them se e mbajta varësinë time shumë, shumë të qetë dhe pafundësisht sekrete. Kështuqë, ajo erdhi si një surprizë e madhe për njerëzit përreth meje.

Pasi zbuluan shtatëzëninë e bashkëshortes në shtator, kur Leslie pozoi me barkun e saj të fryrë për ‘Make Magazine’, burime pranë çiftit konfirmuan se në shkurt pritën një djalë dhe se janë “shumë, shumë të lumtur”.

Harington pranoi se tre muajt e parë të të qenurit një baba ishin ‘një torturë’, duke e përshkruar si ‘një farë ferri’ para se t’u mësonte si funksionin gjërat.

Ka diçka që e bën të qenurit prind një gjë shumë të lodhshme fizike. I ul kapelen çdo prindi, jeni të gjithë gjeni. Nuk e di si e bëni, sepse është më e lodhshme se çdo gjë që kam bërë tek ‘Thrones’.

Si një baba krenar ai u sigurua të qartësonte se jeta është ‘e mrekullueshme’ tani me një familje më të zgjeruar. “Kam një fëmijë dhe lidhja ime është brilante… Jam shumë, shumë i lumtur dhe lidhja ime është brilante… Jam një burrë shumë i lumtur dhe esëll”.

Harington do të shfaqet në episodin pasardhës të sezonit të ri të ‘Modern Love’, që e ka premierën në 13 gusht.