Sport

Kjo nuk duhej, Liverpoolit i largohet mesfushori i rëndësishëm me parametra zero…

Liverpooli do të mbetet pa një ndër mesfushorët shumë të rëndësishëm nga vera e këtij viti. Mesfushori spanjoll Thiago Alcantara do të largohet nga Liverpooli pasi do të mbetet lojtar i lirë ku do t’i përfundojë kontrata dhe ajo nuk do t’i vazhdohet nga skuadra angleze. Në fakt as vet mesfushori spanjoll nuk është i interesuar të vazhdoj qëndrimin në Anfield dhe ka paralajmëruar largimin në fund të sezonit. 32-vjeçari ka kaluar gjithë sezonin i lënduar deri më tani dhe ka vetëm pesë minuta ndaj Arsenalit në ndeshjen e fundit. Gjithsesi pas 98 ndeshjeve me fanellën e The Reds, Thiago do të largohet në fund të sezonit dhe e ardhmja e tij pritet të jetë sërish në La Liga. Për lojtarin interesim kanë shprehur edhe skuadra nga Arabia Saudite, por dëshira e tij është që të rikthehet në vendlindje. Real Betis, Valencia dhe Atletico Madrid kanë shprehur interesim për lojtarin, por nuk përjashtohet edhe mundësia që ai të rikthehet në Camp Nou te Barcelona që po e monitoron situatën e tij me lëndime.

Rikujtojmë se Liverpool aktualisht është në kërkim të një sulmuesi për të zëvendësuar Mohamed Salah, i cili mund të konsiderojë një ofertë nga Arabia Saudite. Verën e kaluar, Liga Saudite u përpoq të joshte reprezentuesin egjiptian përmes Al Ittihad, duke i ofruar një shumë mbresëlënëse prej 200 milionë Liverpoolit. Megjithatë, Salah zgjodhi t’i qëndrojë besnik klubit anglez. Megjithatë, situata ka ndryshuar në mënyrë drastike me largimin e paralajmëruar të trajnerit të tyre, Jurgen Klopp. Kjo ka bërë që Salah të rishqyrtojë ofertën joshëse saudite. Përflitet se Al Hilal, një skuadër që ka Neymarin në radhët e saj, do të ishte e gatshme të paguante 100 milionë në një transfertë fikse, të cilës do t’i shtoheshin variabla nga 25 deri në 50 milionë. Me një vit e gjysmë të mbetur nga kontrata e tij, Liverpool duket i gatshëm të mos pengojë largimin e Salah, veçanërisht duke pasur parasysh se kjo shumë do t’i lejonte ata të kërkonin një zëvendësues cilësor në treg.