Celebrities Fashion Showbiz

Kjo pallto e veshur nga Angelina Jolie është veshja që çdo grua duhet të ketë në gardërobën e saj këtë sezon!

Vjeshta nuk ka kuptim nëse në gardërobën tuaj nuk ka disa pallto të stileve të ndryshme. Këtë nuk e themi ne por shumë ekspertë të modës. Ndërkaq, së fundmi ylli i Hollywood-it Angelina Jolie është fotografuar e veshur me një pallto bezhë të Max Mara teksa po dilte nga një restorant në Los Angeles. Aktorja dhe humanitarja e famshme ka një koleksion të lakmueshëm të palltove ngjyrë neutrale siç janë ato bezhë, e zezë dhe e hirtë.

Pallto është gjithashtu një shpenzim i madh. Është artikulli i veshjes që duhet t’i drejtoheni jo vetëm për muajt e ardhshëm, por edhe për dimrat e ardhshëm. E gjithë kjo do të thotë që ju duhet ta zgjidhni atë siç duhet. Mendoni se palltoja perfekte është një fantazi e pastër? Në këtë link do të zbuloni pesë pallto që do të keni mundësi t’i shikoni kur shumë njerëz t’i kenë veshur. Ndërkaq, në këtë link ju njohim me palltot më stil të sezonit vjeshtë-dimër që ia vlen të investoni.

Ndërkaq, sa i përket Angelina Jolie rikujtojmë se aktorja 47-vjeçare ka folur së fundmi hapur për problemet e shëndetit mendor që e kanë munduar. Në vitet e para të karrierës, ajo tha se kishte mendime vetëvrasjeje. Kur ishte 19-vjeçe, ajo bëri përpjekjen e saj të parë për vetëvrasje. 4 vjet më vonë, ylli i filmave hartoi një plan për t’i dhënë fund jetës së saj në një mënyrë që familja ta kuptonte më mirë.