Design Fashion

Koleksioni i ri i fustaneve të nusërisë nga stilistja aziatike Vera Wang, thjesht një ëndërr!

Të planifikosh një martesë nuk është një vendim shumë i lehtë. Ka kaq shumë detaje që duhet të merrni parasysh, por ka edhe detaje më të rëndësishme siç është veshja. Fustani i nusërisë është një nga pjesët thelbësore të kësaj ngjarje të rëndësishme sepse do të përqendrohen të gjithë sytë te veshja dhe pamja juaj dhe përveç kësaj do të jetë veshja më e paharrueshme e jetës tuaj.

Kur bëhet fjalë për zgjedhjen e fustanit, ju mund të ndiheni të humbur në mesin e shumë opsioneve dhe nën presion për të zgjedhur të përsosurin. Ndërkaq, stilistja aziatike Vera Wang ka “veshur” ëndrrat e mijëra vajzave anembanë botës të cilat veshjen e ditës më të bukur të jetës së tyre ja kanë besuar asaj. Dhe sot marka, vetëm për kënaqësinë e atyre vajzave, por jo vetëm, ka një lajm të mrekullueshëm.

“Vera Wang Bride” ka ardhur menjë koleksion të ri të fustaneve të nusërisë, çmimet e të cilit do të variojnë nga 1,600 € në 4,000 €. Koleksioni përbëhet nga 60 fustane nusërie dhe 60 fustane për raste dhe ngjarje të veçanta, të krijuara tërësisht nga Vera dhe ekipi i saj dhe do të shfaqë modele novatore dhe ikonike, përdorimin e pëlhurave dhe materialeve të shkëlqyera dhe përfundime të punuar me dorë.

Ndërkaq, hidhini një sy këtyre modeleve fanstastike të fustaneve të nusërisë: