Lifestyle Tech

Kompania e implanteve të trurit të Elon Musk nën hetim!

Së fundmi Departamenti Amerikan i Transportit tha se po heton kompaninë e implanteve të trurit të Elon Musk, Neuralink mbi lëvizjen potencialisht të paligjshme të patogjenëve të rrezikshëm. Një zëdhënës i Departamentit të Transportit i tha Reuters për hetimin pasi Komiteti i Mjekëve të Mjekësisë Përgjegjëse, një grup mbrojtës i mirëqenies së kafshëve, i shkroi Sekretarit të Transportit Pete Buttigieg për ta njoftuar atë për të dhënat që kishte marrë për këtë çështje.

Komiteti i Mjekëve të Mjekësisë Përgjegjëse tha se kishte marrë email dhe dokumente të tjera që sugjerojnë paketim të pasigurt dhe lëvizje të implanteve të hequra nga truri i majmunëve. Këto implante mund të kenë bartur sëmundje infektive në kundërshtim me ligjin federal. Zëdhënësi i Departamentit të Transportit tha se agjencia i mori shumë seriozisht akuzat e bëra nga Komiteti i Mjekëve të Mjekësisë Përgjegjëse.

“Ne jemi duke kryer një hetim në mënyrë që të sigurohemi se Neuralink është në përputhje me rregulloret federale dhe se kompania po i mbanë punëtorët e tyre dhe publikun të sigurt ndaj patogjeneve potencialisht të rrezikshme”, deklaroi zëdhënësi në fjalë. Përfaqësuesit e Neuralink, duke përfshirë edhe Musk, nuk u përgjigjën ndaj kërkesave për koment në lidhje me rastin.

Në gjashtë vitet e fundit, Elon Musk ka punuar për dizejnimin e një çipi, që do të implantohet në trurin e njeriut, një bashkëpunim ky me kompaninë Neuralink. Zbulimi më i fundit i miliarderit Musk do të përdoret te njerëzit me paraliza ose sëmundje të motorëve neurotikë për të komunikuar. Por çfarë është ky çip? Si funksionon ai dhe si do të mund që nëpërmjet tij të kurohen të gjitha problemet mjekësore? Zbuloni më shumë.