Celebrities Gossip Showbiz

Konkurrenti i radhës në “Dancing with the Stars” është Ardit Çuni!

Pak kohë më parë u njoftua rikthimi i një projekti shumë të madh në Shqipëri, i cili është spektakli “Dancing with the Stars”. E teksa pritjes duket se po i vjen fundi, ndërsa spektakli nis pikërisht në muajin tetor, pak nga pak po zbulojmë edhe artistët dhe personazhet vip që do t’i bashkohen “Dancing with the Stars”.

Konkurrenti i parë që u zbulua ishte Alban Nimani, artisti vizual, këngëtari dhe solisti i grupit “Asgjë Sikur Dielli”. Ndërkohë, e dyta që u zbulua ishte Sara Hoxha, e njohur gjerësisht si influencer, një nga personazhet vip më të përfolur të momentit.

E teksa Isli Islami lë zgjimet e hershme për mbrëmjet e vona, Megi Pojani, showgirl-i shumë i dashur që gjithmonë ‘rrëmben’ vëmendjen me postimet e saj të guximshme, është konkurrentja më e fundit që iu bashkua spektaklit.

Ndërkohë, vetëm pak minuta më parë, faqja zyrtare e “DWTS” në Instagram zbuloi emrin e radhës. Bëhet fjalë për këngëtarin Ardit Çuni, padiskutim një nga emrat më të përfolur të momentit. Ai vërtet nuk e fitoi dot “BBV”, por këngëtari ka një as nën mëngë, kërcimin. A do t’ia dalë ai këtë herë në “Dancing with the Stars”?! Gjithçka mbetet për t’u parë nga një emër shumë premtues si Ardit Çuni dhe ne na mbetet vetëm t’i urojmë fat këngëtarit.