I ftuar këtë javë në emisionin “Back to the Beginning” me Kozeta Kurtin ka qenë artisti i njohur Ardit Çuni, i cili ka zbuluar më shumë detaje nga jeta dhe karriera e tij po ashtu është ndalur më konkretisht tek profesioni i tij në ‘digital marketing’. Një pjesë të cilën ai nuk është se e ka përmendur shpesh por që ka më shumë se 12 vite që merret.
Sipas Ardit Çunit kur bën gjërat që do a je në punë?!
Unë nuk e ndiej si punë. Unë ndjej si punë gjërat që bëj me jo shumë dëshirë dhe jo shumë pasion. Gjërat që unë i bëj me pasion mund të rri edhe 24 orë duke punuar dhe prapë nuk e quaj punë, e quaj si një gjë që e bëj për qejf. Qoftë për shembull performaca që bëra në festival që punoja për dy muaj gati edhe flija në palestër kohët e fundit sepse nuk ishte kurrë mjaftueshëm pra duhet të perfeksionohesha në të gjitha drejtimet. Qoftë edhe kur bëj një punë si menaxhimi i një brand-i apo kur krijoj një brand. E bëj me shumë qejf dhe mund të rri deri kur ta përfundoj sepse ashtu është qejfi im. E njëjta gjë edhe me një këngë. Mendoj që suksesi është që të kesh burime të ndryshme sepse siguria ekonomike është shumë e rëndësishme.