Celebrities Showbiz

Kostumi i Taylor Swift për Halloween ngjall dyshime tek fansat/ Ja se pse…

Këngëtarja me famë botërore, Taylor Swift u shfaq e veshur me një kostum ketri për festën e Halloween. Kostumi i saj ka ngjallur dyshime tek fansat të cilët kanë aluduar se pas kësaj foto fshihet në projekt i saj. 31-vjeçarja postoi një fotografi në rrjetin social Instagram e veshur me një kostum të madh ketri ku shkruan:

Nuk mund të flas për momentin. Jam duke bërë punë ketri.

Ndërsa pamja ishte në dukje e pafajshme për disa, të tjerë aluduan për një publikim të ardhshëm, ose për ri-regjistrimin e këngës së saj të vitit 2012 “We Are Never Getting Back Together”. Vitin e kaluar u zbulua se Taylor do të ri-inçizonte të gjitha albumet e saj pas një mosmarrëveshjeje masive publike me Scooter Braun dhe Big Machine dhe duket se ajo tani po na lë ta nënkuptojmë përmes Halloween.

Të dielën më 24 tetor, fansat e këngëtares zbuluan një njoftim për filmimin e një projekti të titulluar “Acorn” që u xhirua në apartamentin e saj. Disa të tjerë publikuan imazhe të pajisjeve të xhirimit që ngarkoheshin në banesën e saj. Disa menduan se ajo mund të ketë qenë duke xhiruar një video të re muzikore për të shoqëruar albumin e saj të ri-regjistruar “Red”, pasi përdoruesit theksuan se ajo kishte veshur pizhame ketri në videon e saj për “We Are Never Ever Getting Back Together”. Për më tepër në video ajo kërceu e shoqëruar nga një grup i veshur me kostume kafshësh me gëzof, njëri prej të cilëve ishte një ketër.

Projekti që po filmohet i titulluar “Acorn” është ri-regjistrim dhe kostumi i ketrit ndoshta ka ndihmuar në konfirmimin e kësaj. Më 30 shtator Taylor kishte postuar në rrjetin social Twitter:

Kam disa lajme që mendoj se do t’ju pëlqejnë. Versioni im i Red do të dalë një javë më herët se sa ishte planifikuar, më 12 nëntor! Mezi pres të festoj datën 13 me ju dhe albumin tonë zemërthyes të ri/vjetër.