Celebrities Gossip Showbiz

Kourtney Kardashian, një nënë e dytë për fëmijët e të dashurit të saj!

Kourtney, një tjetër pjesëtare e familjes Kardashian, edhe këtë herë ka arritur të tërheqë vëmendjen e fansave me veprimin e saj. Bukuroshja është parë në një ‘udhëtim vajzash’ e shoqëruar nga persona që nuk mund të mbeteshin pa komentuar. Ajo ishtë në një udhëtim në plazh me vajzën e të dashurit të saj, Travis Barker, si dhe me Atiana De La Hoya, vajzën e ish të dashurës së Travis.

Kourtney dhe vajzat kaluan një ditë të mrekullueshme pikërisht në datën 4 korrik. Ndërkohë, një ditë më parë, ylli i “Keeping Up With the Kardashians” shpërndau për fansat e saj në InstaStory foto dhe video me vajzën 15-vjeçare të të dashurit të saj dhe me Atiana De La Hoya, 22-vjeçaren, për të cilën Travis është kujdesur gjatë rritjes, teksa ishte i martuar me Shanna Moakler.

Të tria vajzat i shoqëronte gjithashtu mikja e ngushtë e Kourtney, Sarah Howard. Grupi kaloi një kohë të paharrueshme në Malibu me një peizazh perfekt për të vëzhguar. Kujtojmë, se Khloe dhe Travis nisën të dilnin dhjetorin e kaluar dhe madje kanë shpenzuar mjaft kohë me fëmijët e njëri-tjetrit.

Ndërkohë, Kourtney ka kaluar edhe më parë kohë me fëmijët e Travis në Kaliforni, ndërsa në prill familja pati disa momente të gjithë së bashku, Kourtney, Travis dhe fëmijët e tyre nga marrëdhëniet e mëparshme. Kourtney, mamaja e Mason, Penelope dhe Reign ka bërë shpesh vizita në Alabama kohët e fundit. Burimet për mediat e huaja tregojnë se ajo po bëhet një nënë e dytë për adoleshenten.

Kourtney ka filluar të jetë tepër e afërt me fëmijët e Travis, e aq më tepër kur vjen në Alabama. Fëmijët kanë një marrëdhënie të ndërlikuar me të ëmën, dhe Kourtney është përpjekur të jetë e afërt me ta.

Duket se Kourtney ka arritur të vendosë balancat e duhura në jetën e saj. Të gjitha motrat Kardashian po përfliten kohët e fundit për sa i përket jetës së tyre sentimentale. Herë me ndarje e herë me ribashkime, ato mbeten gjithnjë në qendër të vëmendjes së mediave dhe fansave.