Bota Botë e Çuditshme Tech

Krijohen kufjet e pazakonta që shërbejnë për një qëllim të madh!

‘Dyson’ së fundmi ka krijuar kufje që mund të pastrojnë ajrin e ndotur. Kufjet përfshijnë një maskë që lidhet nga veshi në vesh dhe duket si diçka nga një film fantastiko-shkencor. Firma tha se kufjet janë krijuar si përgjigje ndaj shqetësimeve në rritje për ndotjen e ajrit në zonat urbane.

Sistemi i pastrimit është “i aftë të filtrojë tymrat dhe ndotësit e qytetit” dhe përdor një version të vogël të teknologjisë ekzistuese të pastrimit të ajrit të Dyson. Filtrat mund të zëvendësohen pas një viti dhe janë në gjendje të filtrojë 99% të ndotjes së grimcave.

Jake Dyson, inxhinieri kryesor i kompanisë dhe djali i themeluesit të kompanisë James Dyson, teston Dyson Zone në metronë e Londrës. Kryeinxhinieri, Jake Dyson tha se:

Ndotja e ajrit është një problem global dhe na prek kudo që shkojmë. Në shtëpitë tona, në shkollë, në punë dhe ndërsa udhëtojmë, qoftë në këmbë, me biçikletë apo me transport publik apo privat. Dyson Zone pastron ajrin e ndotur që thithni në lëvizje.

Ndërkaq, një patentë e re e paraqitur nga kompania Apple sugjeron një veçori që mund të lejojë kufjet AirPods t’ju identifikojnë bazuar në formën e kanalit tuaj të veshit. Sipas medieve të huaja, prodhuesi i iPhone thuhet se ka paraqitur një patentë për një pajisje të re biometrike në Zyrën e Patentave dhe Markave Tregtare të SHBA-së. Teknologjia e re do të përdorë sinjale ultrasonike të reflektuara kundrejt mureve të kanalit të veshit të një përdoruesi.

Apple njoftoi veçorinë e saj Face ID gjatë lançimit të iPhone X në vitin 2017 dhe duket sikur gjiganti i teknologjisë që atëherë ka punuar në një teknologji inovatore njohjeje duke përdorur me kufjet AirPods, konkretisht njohjen e kanalit të veshit. Kufjet konvencionale me valë që lidhen me telefonat e avancuar mund të përdoren nga kushdo që përdor pajisjen.