Health & Beauty

Kufjet që ju përdorni çdo ditë ndërhyjnë në sistemin tuaj hormonal?!

Kufjet janë bërë pjesë e përditshmërisë sonë qoftë duke dëgjuar muzikë në palestër, podkaste gjatë një shëtitjeje apo duke u relaksuar në shtëpi. Por ekspertët paralajmërojnë se ky zakon mund të shkaktojë dëmtime të përhershme në dëgjim. Një studim i Ofcom në vitin 2015 zbuloi se një i rritur mesatar kalon 8 orë e 41 minuta në ditë duke konsumuar media ose komunikim digjital, krahasuar me vetëm 8 orë e 21 minuta gjumë. Ky nivel përdorimi mund të jetë i dëmshëm për shëndetin, ndaj specialistët e veshëve këshillojnë përdorimin e rregullit 60/60.

Një laborator në Holandë ka kryer teste mbi një numër të madh kufjesh dhe pretendon se në disa prej tyre janë gjetur kimikate që ndërhyjnë në sistemin endokrin. Sipas përshkrimit të studimit, këto substanca imitojnë hormonet dhe mund të shkaktojnë probleme neurozhvillimore si dhe feminizim te meshkujt. Raporti përmend praninë e Bisfenol A (BPA), një substancë që sipas studimit mund të depërtojë në trup përmes lëkurës, sidomos kur kufjet përdoren për periudha të gjata ose gjatë aktivitetit fizik kur ka nxehtësi dhe djersë.

Sipas materialit, produkte nga kompani të njohura si Bose, Panasonic, Samsung dhe disa modele nga Sennheiser po tërhiqen nga tregu.
Në listë përmenden gjithashtu kufje gaming nga Razer, të cilat thuhet se përmbajnë nivele të larta të kimikateve të konsideruara problematike. Studimi thekson se përdorimi i përditshëm, veçanërisht gjatë ushtrimeve fizike mund të përshpejtojë migrimin e këtyre substancave drejt lëkurës. Sipas materialit, edhe sasi të vogla të BPA mund të dobësojnë sistemin imunitar, të shkaktojnë probleme fertiliteti dhe irritime alergjike të lëkurës.