Tech

Kufjet AirPods së shpejti mund t’ju identifikojnë nga forma e veshit tuaj!

Një patentë e re e paraqitur nga kompania Apple sugjeron një veçori që mund të lejojë kufjet AirPods t’ju identifikojnë bazuar në formën e kanalit tuaj të veshit. Sipas medieve të huaja, prodhuesi i iPhone thuhet se ka paraqitur një patentë për një pajisje të re biometrike në Zyrën e Patentave dhe Markave Tregtare të SHBA-së. Teknologjia e re do të përdorë sinjale ultrasonike të reflektuara kundrejt mureve të kanalit të veshit të një përdoruesi.

Apple njoftoi veçorinë e saj Face ID gjatë lançimit të iPhone X në vitin 2017 dhe duket sikur gjiganti i teknologjisë që atëherë ka punuar në një teknologji inovatore njohjeje duke përdorur me kufjet AirPods, konkretisht njohjen e kanalit të veshit. Kufjet konvencionale me valë që lidhen me telefonat e avancuar mund të përdoren nga kushdo që përdor pajisjen.

Nëse patenta e re e Apple realizohet, AirPods do të jetë në gjendje të identifikojë në mënyrë unike dikë duke përdorur metoda të ndryshme, duke përfshirë sinjalet zanore për të njohur veshin e dikujt. Ndryshimet në sipërfaqen e kanalit të veshit të përdoruesit mund të bëjnë që sinjali zanor të reflektohet nga sipërfaqja dhe të gjenerojë një jehonë që ka një nënshkrim që lidhet me përdoruesin.

Ndërkaq, rikujtojmë se Google është duke punuar në prodhimin e kufjeve të saj AR (Augemented Reality) për t’u përballur me kompanitë si Meta dhe Apple, të cilat të dyja këto janë përfolur se po zhvillojnë kufje të reja AR. Prototipet e para të kufjeve të reja të Google thuhet se janë duke u zhvilluar tashmë në një objekt në Zonën e Gjirit të San Franciskos. Për kufjet, të koduara me emrin ‘Project Iris’, janë rreth 300 punonjës që punojnë në projekt.

Projekti Iris do të përdorë një sërë sensorësh dhe kamerash për të projektuar përmbajtjen e krijuar nga kompjuteri në botën reale. Një sfidë teknike e kufjeve të tilla është aftësia për të llogaritur mjedise të komplikuara 3D duke përdorur çipa celularë me performancë të lartë. Një procesor i personalizuar i Google thuhet se do të fuqizojë ‘Project Iris’, por edhe kjo mund të mos jetë e mjaftueshme pasi raporti sugjeron se Google mund të shkarkojë disa performanca në qendrat e të dhënave për të dhënë përmbajtje.