Rajoni

Krim makabër në Kosovë, burri vret gruan shtatzënë para maternitetit!

Një krim i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Prishtinë, ku një burrë ka vrarë gruan e tij shtatzënë para maternitetit.

Viktima është 35 vjeçe dhe mësohet se ngjarja ka ndodhur në maternitetin e quajtur Gjinekologjia Universitare e Kosovës (QKUK).

“Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në oborrin e QKUK-së në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen  e viktimës, femër, rreth 35 vjeç. Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje. Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e  shtetit ka nisur një hetim  dhe  po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim  sqarimin e plotë të ngjarjes”- njofton policia.

Forca të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.

Ngjarja e rëndë vjen vetëm pesë ditë pasi një tjetër grua u vra nga bashkëshorti po në Kosovë. Një shtatëdhjetë vjeçar vrau gruan e tij 63 vjeçe me profesion mësuese në banesën e tyre në rrugën ‘Mark Isaku’ në Prishtinë.