Celebrities Gossip Showbiz

Kris Jenner kritikohet ashpër nga fansat, por pse?!

Kris Jenner është kritikuar për lavdërimin e ish-it të vajzës së saj, Khloe, që i ka dërguar asaj lule për Ditën e Nënës. Kris u shfaq në rrjetet sociale të dielën për të ndarë buqetën e saj të luleve të marra në ditën e veçantë. E ndërsa lulet e mëdha erdhën nga vajzat e saj, përfshirë Kim Kardashian dhe Kendall Jenner, ishte buqeta e Tristan Thompson ajo që mori më shumë kritika.

Fansat në Reddit shpejt e kritikuan Kris, për ndarjen e një fotoje me lule krahas fjalëve “të dua”, pavarësisht se ai ishte babai i mbesës së saj True. Shumë përdorues e panë këtë si ‘një shuplakë në fytyrë’ për vajzën e saj Khloe, pas zbulimit të vitit të kaluar se ylli i basketbollit e kishte tradhtuar dhe kishte një fëmijë nga një grua tjetër. Një përdorues shkroi:

Si, si një nënë, mund të shoqërohesh me dikë që e turpëroi vajzën tënde dhe e trajtoi atë si plehrë. Si mundesh?

Një tjetër pyeti se ku qëndronte besnikëria e saj, duke shkruar:

A ekziston besnikëria në botën e tyre.

Një tjetër, ndërsa në dukje e kuptonte Kris duke u përpjekur të ishte miqësor, e goditi atë për lavdërimin publikisht të Tristan. Ai shkruajti:

Mendoj se kjo do të ishte kaq mosrespektuese.