Celebrities Gossip Showbiz

I bëri një dhuratë ‘të keqe’ vajzës së Travis Barker, Kris Jenner komentohet ashpër nga fansat!

Kur bëhet fjalë për familjen Kardashian-Jenner, ata ia dalin gjithnjë të jenë në qendër të vëmendjes. Mjafton një dhuratë e papëlqyer e Kris Jenner kundrejt fëmijës së Travis Barker dhe komentet e fansave nuk munguan.

Kris Jenner është akuzuar se i ka dhuruar Atianës, vajzës së partnerit të Kourtney Kardashian, një dhuratë “të keqe” për Pashkë, ndërsa ka llastuar nipërit e saj. Mamaja 66-vjeçare u komentua ashpër nga fansat gjatë festës, teksa i dhuroi vajzës së Travis Barker një shportë të mbushur me vezë ari dhe çokollatë.

Familja u mblodh së bashku në fundjavë, me Kourtney dhe të fejuarin e saj Travis duke sjellë së bashku gjashtë fëmijët e tyre. Djali 18-vjeçar i Travis, Landon, solli me vete mikun e tij Carl Dawson, ndërsa rockeri ftoi vajzën e tij Atiana. Një fans ka fotografuar postimin e Carl nga ajo ditë, e cila ishte një foto e Atianës duke hapur shportën e saj të Pashkëve. Personi e ndau atë në rrjete sociale, duke shkruar:

Pse Kris Jenner e mbushi shportën e Pashkëve të Atianës me të njëjtat artikuj nga “SKIMS” në 8 ngjyra të ndryshme, por i dha mikut më të mirë të Landon një palë çizme Bottega Veneta?

Ditët e fundit, emisioni i ri i Kardashians u transmetua në Hulu, pasi u cilësua ‘i mërzitshëm’ nga kritikët.