Celebrities Gossip Showbiz

Kris Jenner rrëfen momentin kur mësoi se ish-bashkëshorti i saj ndërroi gjini!

Miliarderja, njëkohësht mamaja e famshme e motrave Kardashian-Jenner, Kris së fundmi ka hapur zemrën dhe ka folur në lidhje me ish-bashkëshortin e saj i cili ndërroi gjini, Caitlyn Jenner. Në një bisedë me Kristina O’Neill për “WSJ”, Jenner u shpreh se:

Unë mendoj se një nga gjërat më interesante që të gjithë kemi mësuar ishte se askush prej nesh nuk kishte kaluar diçka të tillë më parë në një milion vjet. Ne nuk dinim si ta përpunonim atë. Ishte një tronditje dhe pastaj një realitet dhe ishte diçka që ne duhej ta thithnim dhe të përpiqeshim të mbështillnim kokën dhe të mësonim.

Rikujtojmë, se ish-ylli i “Keeping Up With The Kardashians” Caitlyn Jenner, para disa kohëve ka folur hapur lidhur me marrëdhënien me fëmijët e saj, pasi kaluan një kohë të vështirë dy vite më parë.

Caitlyn, dikur Bruce Jenner është gjithashtu baba i katër fëmijëve të tjerë nga martesa e parë me Linda Thompson. Ajo u shpall në vitin 2016 nga revista më e famshme “Time” si personi më influencues i vitit përsa i përket udhëtimit që ajo pati si një transgender dhe mesazheve pozitive që ajo përcolli në mbarë Ameriken mbi këtë çështje delikate.

Nga ana tjetër nëna e motrave Kardashian/Jenner, Kris ka folur për partnerin e saj më të ri në moshë. Bëhet fjalë për Corey Gamble. Së fundmi, Kris i ka habitur gjithashtu të gjithë me veprimin e saj. 65-vjeçarja i ka bërë dhuratë një kuti me produkte pastrimi ish-mikeshës së vajzave të saj, Jordyn Woods.