Showbiz

Caitlyn Jenner personazhi më influencues i vitit 2016!

Asnjë personazh i familjes Kardashian nuk është më i dashur për publikun sesa kurajozja Caitlyn Jenner.

Ajo u shpall nga revista më e famshme “Time” si personi më influencues i vitit 2016 përsa i përket udhëtimit që ajo pati si një transgender dhe mesazheve pozitive që ajo përcolli në mbarë Ameriken mbi këtë çështje delikate.

66-vjeçarja e njohur si ish-atleti olimpik Bruce Jenner ka 6 fëmijë nga 3 martesa të ndryshme dhe u nderua me këtë post nga aktivisti Wayne Maines, vajza e të cilit është një gjithashtu një transgender.

“Nuk ka rëndësi nga cili vend je, sa i famshëm apo sa para mund të kesh. E rëndësishme është t’i tregosh Amerikës se cili je në të vërtetë dhe sesa guxim ke t’a shfaqësh personalitetin tënd në publik pa frikë apo komplekse” shprehet Maines për “Time Magazine”