Celebrities Gossip Showbiz

Kris Jenner “tradhëton” besimin e vajzës së saj?! Veprimi i fundit i habit të gjithë!

Modelja e njohur, njëkohësisht ish-mikesha e ngushtë e miliarderes Kylie Jenner, Jordyn Woods prej kohësh nuk është më pjesë e familjes Kardashian-Jenner që prej momentit që u zbulua lidhja e fshehtë mes saj dhe Tristan Thompson. Tristan dhe ylli i “KUWTK”, Khloe Kardashian të cilët janë prindër të vogëlushes True, i dhanë fund lidhjes së tyre në fillim të vitit 2019.

Për ditë të tëra të gjitha vajzat e klanit Kardashian-Jenner nuk mund ta besonin se shoqja e ngushtë e Kylie kishte arritur ta bënte një gjë të tillë, madje fillimisht ato u munduan ta mbronin. Por kanë kaluar shumë kohë dhe mesa duket Woods mund ta shohi përsëri veten si mike e familjes më të famshme në botë.

Së fundmi, ka qenë Kris Jenner ajo që ka habitur me veprimin e saj. 23-vjeçarja ka zbuluar përmes Instagramit se Kris i ka bërë dhuratë një kuti me produkte pastrimi së bashku me partneren e saj në biznes, Chrissy Teigen.

Mos ndoshta raportet mes tyre po përmirësohen? Kjo mbetet për tu parë në vazhdim!

Rikujtojmë, se Khloe dhe Tristan janë rikthyer sërish në krahët e njëri-tjetrit dhe këtë gjë e kanë pranuar vetë publikisht përmes postimeve në rrjete sociale. Sot e bija e dyshes së njohur, True ka ditëlindjen dhe mami Khloe ka organizuar një super festë në shtëpinë e saj për të. Nuk kishin si të mungonin edhe disa fjalë zemre:

Dhe sa hap e mbyll sytë, ti je 3-vjeçe. Gëzuar ditëlindjen e ëmbla ime True! S’jam ende gati që ti të jesh 3. Më vjen për të qarë çdo herë kur të thërras e vogla True dhe ti më korrigjon. Me zërin më të ëmbël më thua: “S’jam e vogël, jam një vajzë e madhe.” S’jam ende gati që ti të jesh një vajzë e madhe, por duhet të dish, s’ka rëndësi çfarë moshe do të kesh, do të jesh gjithmonë e vogla ime True. E ke ndryshuar jetën time më shumë sesa e mendoja. Je shoqja ime e ngushtë, bekimi im më i madh. E gjithë bota ime. Të të shoh të rritesh ëshë krenaria ime më e madhe. Ta shikosh jetën nëpërmjet syve të tu është diçka speciale. Eshtë magjike. Do ta vlerësoj gjithmonë çdo moment që kaloj me ty. Ti më bëre realitet çdo ëndërr që kisha për kur të bëhesha nënë. Faleminderit që më zgjodhe mua. Zot, faleminderit që më bekove me një ëngjëll. Gëzuar ditëlindjen e vogla ime True.