Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

Kristina Baki i surprizon të gjithë, së shpejti nënë për herë të parë!

Modelja e njohur Kristina Baki është në një pritje të ëmbël. Ajo është në muajin e shtatë të shtatzënisë dhe shumë shpejt do të përjetojë ndjenjën më të bukur, atë të të qenit nënë. Këtë lajm të bukur e ka dhënë vetë modelja, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, me anë të një postimi në rrjetin e saj social Instagram.

Baki ka zgjedhur disa fotografi shumë të bukura, ku vëmendjen më të madhe e mori barku i saj i rrumbullakosur. Të shumta kanë qenë komentet nga të miqtë, kolegët dhe fansat e saj, të cilët e kanë uruar modelen për këtë lajm të bukur që ajo ndau me ta.

Baki njihet për një vajzë që përveç çiltërisë që e karakterizon, edhe për faktin që është shumë e rezervuar për jetën e saj private. Por, para disa kohëve bukuroshja duket se nuk ka duruar dot më dhe ka postuar një foto me të dashurin e saj. Një foto që ka bërë xheloz padyshim të gjithë fansat meshkuj të saj. Modelja e njohur njihet edhe për shoqerinë që ka me modelen tjetër Adrola Dushi, një shoqëri për t’u patur zili. Bukuroshet prej vitesh janë mikesha të ngushta me njëra tjetrën dhe këtë shoqëri të ngushtë të tyren e shfaqin edhe nëpër rrjete sociale.