Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

Kristina Baki zbulon më në fund gjininë e bebushit…

Tani të gjithë e dimë se modelja e njohur Kristina Baki është në pritje të ëmbël. Ajo është në muajin e shtatë të shtatzënisë dhe shumë shpejt do të përjetojë ndjenjën më të bukur, atë të të qenit nënë. Kujtojmë se këtë lajm të bukur e ka dhënë vetë modelja, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, me anë të një postimi në rrjetin e saj social Instagram.

Baki zgjodhi disa fotografi shumë të bukura, ku vëmendjen më të madhe e mori barku i saj i rrumbullakosur dhe që prej asaj dite fotot e bukura nuk kanë munguar për asnjë moment. Por jo vetëm kaq!

Modelja bukuroshe sot ka zbuluar edhe gjininë e bebushit që ajo do të sjellë në jetë. Është vajzë dhe ky detaj u kuptua pas shkrimit në fotot që ajo postoi në rrjetin social Instagram.

Duke rritur një princeshë!

https://www.instagram.com/p/CbsUCjLKvfu/?utm_source=ig_web_copy_link

Baki njihet për një vajzë që përveç çiltërisë që e karakterizon, edhe për faktin që është shumë e rezervuar për jetën e saj private. Por, para disa kohëve bukuroshja duket se nuk ka duruar dot më dhe ka postuar një foto me të dashurin e saj. Një foto që ka bërë xheloz padyshim të gjithë fansat meshkuj të saj. Modelja e njohur njihet edhe për shoqerinë që ka me modelen tjetër Adrola Dushi, një shoqëri për t’u patur zili. Bukuroshet prej vitesh janë mikesha të ngushta me njëra tjetrën dhe këtë shoqëri të ngushtë të tyren e shfaqin edhe nëpër rrjete sociale.