Gossip Showbiz

E gjetur pa jetë në banesën e saj! Humb jetën në moshë të re modelja që pushtoi pasarelat!

Modelja ndërkombëtare e pasarelave, Cristina Pérez Galcenco, ka ndërruar jetë në moshën vetëm 21-vjeçare, duke tronditur botën e modës dhe opinionin publik.

Lajmi i trishtë është konfirmuar nga disa media prestigjioze spanjolle, mes tyre El País, El Mundo dhe ABC.

Sipas raportimeve, Pérez Galcenco u gjet e pajetë në banesën e saj në provincën e Málagës, të martën më 3 shkurt. Ajo ishte zhvendosur së fundmi në zonën Caleta de Vélez për të ndjekur një kurs profesional. Modelja ishte vajza e ish-futbollistit profesionist spanjoll Nacho Pérez dhe Tatiana Galcenco.

Burime pranë familjes kanë bërë të ditur se vdekja dyshohet të ketë ardhur për shkaqe natyrore, ndërsa autoritetet kanë konfirmuar se në vendngjarje nuk janë konstatuar shenja dhune apo rrethana të dyshimta.

Cristina kishte ndërtuar një karrierë të suksesshme në industrinë e modës, pavarësisht moshës së re.

Ajo e nisi rrugëtimin e saj në pasarela vetëm 14 vjeçe, gjatë Campoamor Fashion Show, event që organizohet çdo vit në teatrin Campoamor në Oviedo.

nga ajo kohë, karriera e saj njohu një rritje të shpejtë, duke e çuar në pasarelat më të njohura të Madridit, Milanos, Parisit, Londrës dhe Kinës.

Modelja kishte marrë pjesë në ngjarje të rëndësishme të modës, përfshirë Mercedes-Benz Fashion Week Madrid, si dhe në Javët e Modës në Paris dhe Milano.

Organizatorët e Campoamor Fashion Show i kanë kushtuar një homazh prekës në rrjetet sociale, duke publikuar foto dhe video nga karriera e saj, të shoqëruara me simbolin e pëllumbit të bardhë.

Trupi i pajetë i Cristinës do të vendoset për homazhe më 6 shkurt në shtëpinë mortore Puente Nora në Lugones, Asturias, ndërsa ceremonia mortore do të mbahet të shtunën, më 7 shkurt.

Figura të njohura të botës së modës, mes tyre edhe parukieri i njohur Manuel Mon, kanë shprehur publikisht dhimbjen dhe respektin për humbjen e saj të parakohshme.