Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Bota Botë e Çuditshme

Kriza e urisë në botë, zyrtari i OKB-së ka një thirrje për Elon Musk: “Dhuro vetëm 2% të pasurisë”!

“Pak nga njerëzit më të pasur në botë mund të zhdukin urinë nga planeti nëse dhurojnë një pjesë të vogël të pasurisë së tyre”. Kjo sipas drejtorit të Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së. Në një intervistë për CNN, David Beasley u bëri thirrje miliarderëve që të ndërhyjnë tani, madje duke iu drejtuar dy njerëzve më të pasur në botë, Jeff Bezos dhe Elon Musk. Ndërkaq, ai u shpreh se:

Gjashtë miliardë dollarë për të ndihmuar 42 milionë njerëz që do të vdesin nga uria.

Duke qenë se Elon Musk ka një pasuri prej 289 miliardë dollarësh, në fakt kreu i programit ushqimor të OKB-së po i kërkon atij të dhurojë vetëm 2% të pasurisë së tij. Musk, shefi i ”Tesla Motors”, mund të bëhet trilioneri i parë në botë me SpaceX, sipas ”Morgan Stanley”. Pjesa më e madhe e pasurisë së tij vjen nga kompania e tij e automjeteve elektrike ”Tesla”, por me rritjen e SpaceX në eksplorimin dhe turizmin e hapësirës, ​​është vetëm çështje kohe para se Musk të rrëmbejë etiketën e trilionerit të parë në botë.

Musk ka si qëllim jetësor gjithashtu të zgjerojë njerëzimin në planetin e kuq, Mars. Duke nisur që nga viti 2002, stacioni i tij hapësinor ka punuar fort për ta çuar zhvillimin e teknologjisë në një tjetër nivel. Musk po investon pjesën më të madhe të kohës dhe pasurisë së tij për t’i dhuruar njerëzimit një “shtëpi” të dytë.

Ndërkaq, ju rikujtojmë se pasuria totale e miliarderëve amerikanë është pothuajse dyfishuar që nga fillimi i pandemisë, duke arritur në 5.04 trilionë në tetor. Së fundmi, mediat britanike kanë publikuar për herë të parë disa imazhe nga jahti i ri që do të ketë një ndër njerëzit më të pasur në botë, Jeff Bezos. Jahti 500 milionë dollarësh 127 metra i gjatë, u fotografua në kantierin detar të Zwijndrecht, në perëndim të Holandës, ku po përfundojnë dhe detajet e fundit. Ky jaht do të jetë më i madhi në botë.