Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Celebrities Tech

Pas kritikave nga Princi William, Elon Musk vazhdon i qetë me teorinë e tij për t’i dhuruar njerëzimit një “shtëpi” të dytë!

Zbuluesi i SpaceX dhe njeriu më i pasur në botë, Elon Musk ka si qëllim jetësor të zgjerojë njerëzimin në planetin e kuq, Mars. Duke nisur që nga viti 2002, stacioni i tij hapësinor ka punuar fort për ta çuar zhvillimin e teknologjisë në një tjetër nivel. Musk po investon pjesën më të madhe të kohës dhe pasurisë së tij për t’i dhuruar njerëzimit një “shtëpi” të dytë.

Ai ia ka dalë mbanë që të bëhet një nga njerëzit më të pasur në botë dhe pasuria e tij ka kaluar atë të Bill Gates dhe Warren Buffett së bashku. Kështu u shpreh një përdorues i Twitter, Matt Wallace nëpërmjet një statusi. Elon Musk nuk ngurroi t’i kthejë atij një përgjigje:

Shpresoj të jetë e mjaftueshme sa të zgjeroj jetën në Mars.

Më pas, njeriu më i pasur në botë është shprehur se ai ka ndërmend ta ngrejë qytetërimin e parë në planetin marsian duke grumbulluar asete të ndryshme në planetin Tokë. Sipas tij, ai po e ndërmerr këtë hap për ta bërë jetën të jetueshme edhe në planete të tjerë me qëllim që ndërgjegja njerëzore të jetë e mundur të përshkojë yjet.

“Të përpiqen të shpëtojnë këtë planet, jo të përpiqen të gjejnë një vend tjetër për të shkuar dhe jetuar”- këtë ka shprehur së fundmi Princ William për sipërmarrësit e mëdhenj Jeff Bezos dhe Elon Musk. Sipas princit, 2 miliarderët duhet të përqëndrohen në shpëtimin e Tokës, në vend që të angazhohen në turizmin hapësinor. Ai gjithashtu paralajmëroi për një rritje të “ankthit klimatik” midis brezave të rinj. 

Ndërkaq, Elon Musk, i cili prodhon automjete elektrike ”Tesla”, vlen të theksojmë se ka vendosur të prodhojë edhe një birrë me këtë emër. Me rastin e prezantimit të fabrikës së re të makinave në Berlin, Musk ka zbuluar edhe ”Gigabier”, birrën e lidhur me këtë nismë. Me një shishe të frymëzuar nga Cybertruck, kompania do të ndërtohet në Gjermani duke filluar nga viti 2022.