Lifestyle Love & Sex

Kujdes, mund të bëheni pjesë e një përvoje të pakëndshme! Mësoni si puthen njerëzit në vende të ndryshme të botës!

Nëse jeni kurioze të zbuloni se si puthen dhe përshëndeten njerëzit në vende te ndryshme të botës ju bëjmë me dije se jeni ne artikullin e duhur. Italianët janë ndër popujt e rrallë evropianë të cilët me rastin e takimit ofrojnë faqen e majtë, ndërsa amerikanët në vend të puthjes përshëndesin me përqafim. Puthja e zakonshme në faqe apo përshëndetja me dorë me njerëz që nuk i njihni mund të shndërrohet në një përvojë të pakëndshme.

Në Kinë, është më mirë të zgjatni vetëm dorën kur përshëndeteni. Në Amerikën Latine puthja me rastin e takimit të parë është e zakonshme, ndërsa në Argjentinë në faqe puthen edhe burrat. Britanikët, gjermanët dhe suedezët janë disi më të ftohtë dhe më të mbyllur se banorët e jugut të Evropës. Në varësi të shtetit ndonjëherë edhe të qytetit, njerëzit puthen 1 herë, dy apo edhe edhe 8 herë, siç është rasti në Afganistan. Për shembull, në Sao-Paolo puthen dy herë, ndërsa në Rio-de-Janeiro një herë.

Në Egjipt puthen dy herë, ndërsa në periferi zakonisht tri herë. Ngjashëm është edhe në Iran, nga një deri në tri puthje. Parisianët këtë gjë e bëjnë dy herë, ndërsa në Provansë, regjioni më romantik në Francë puthen tri herë. Amerikanët përshëndeten me dorë dhe përqafohen, ndërsa në Gjermani përqafimi është më i shpeshtë se puthja në faqe. Në shumicën e vendeve puthet më parë faqja e djathtë, por jo në Itali, ku vlen “rregulli i anës së majtë”. Nuk dihet nëse është për shkak të buzëkuqit apo frikës nga infeksioni, por në shumicën e vendeve puthjet jepen “në ajër”.

Ndërkaq, mbajtja për dore, puthja në buzë dhe përkëdhelja janë vetëm disa nga veprimet me të cilat çiftet tregojnë dashuri në publik. Studimi i publikuar së fundmi në revistën ”The Journal of Sex Research” ka zbuluar që ekziston një motivim interesant pas kësaj sjelljeje. Arsyeja kryesore se përse ju e bëni këtë është për të përmirësuar imazhin tuaj para të tjerëve dhe për t’i treguar botës se çfarë personi mund të joshni në kuptimin romantik.